Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka inspektuar punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin.
Gjatë inspektimeve Rama ka marrë një ftesë të pazakontë nga një qytetar vlonjat, i cili po bënte plazh së bashku me dy miq të tij.
Vlonjati ka ftuar Ramën të provojë ujin e detit, por Rama e ka refuzuar si ftesë.
Qytetari: O gjigand hajde provoje, se je djalë i ri
Rama: I kemi ndarë punët, se po të futem dhe unë këtu, s’ka kush bën këto
Ndërkohë, ai ka pasur edhe një porosi për punëtorët.
“Lyeje me një ngjyrë rozë, violet, apo bojëqielli, të duhet si vepër artistike”, duke iu referuar pjesës ballore të murit në Lungomare.
Deri tani po punohet duke krijuar shtigje këmbësore, hapësira mbrojtëse nga uji e zgjerim plazhesh, përmes molesh të vendosura edhe si infrastrukturë për varkat a për pushuesit, një bajpas të ri paralel me dy segmente të rrugës ekzistuese që kthehen në pedonale, rikualifikim të godinave në bashkëpunim me pronarët privatë, në funksion të një transformimi 10.7 kilometrave aks turistik.
K.M/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
27.9%
-
Njësoj
15.8%
-
Më keq
56.4%
Vota total: 4702
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit
1 Gusht, 18:21
-
Vlorë/ Ngordhje masive e peshqve dhe e breshkave në Liqenin e Bestrovës, Inspektoriati i peshkimit nis hetimet, merr mostrat
1 Gusht, 12:34
-
VIDEO/ Ja si do duken banesat ku do strehohen banorët që preken nga projekti i transformimit të lumit Lana
1 Gusht, 08:57
-
'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!
31 Korrik, 22:10
-
Rama ‘idhnoi’ opozitën, patriotët e ‘Detit’ dhe 'Kryqit të Artë grek’
31 Korrik, 21:18
-
Menaxhimi i mbetjeve, dështojnë bashkitë Vlorë, Shkodër, Durrës dhe Korçë! KLSH: Tymi i plehrave në Vlorë rrezikon jetën e banorëve
31 Korrik, 16:01
-
Nën hetim pasuror dhe dy masa sigurie në burg, Apeli i Posaçëm vendos sekuestrimin e një apartamenti të Jorgo Goros në Vlorë
31 Korrik, 15:32
-
Pirro Vëngu u emërua ministër i Mbrojtjes, Kreshnik Bajraktari do të jetë drejtori i ri i Autoritetit Portual të Durrësit
31 Korrik, 11:09
-
Shpërthen Spahiu: Pas fushatës antishqiptare me plazhe bosh, e njëjta “dorë” po i vë zjarrin bregdetit
30 Korrik, 19:21
-
Zjarri djeg sipërfaqe me ullinj në Kaninë, rrezikohen banesat (VIDEO)
30 Korrik, 16:40
-
Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, Muho përfundon në spital! Në atentatin e dështuar vdiq shoku i tij Armandi Nelaj
30 Korrik, 15:55
-
Saranda e bukur e lënë vetëm, me litarin e problemeve në qafë
30 Korrik, 15:43