Një turist gjerman, rreth 50 vjeç, ka pësuar frakturë në këmbë teksa eksploronte Shtegun e Cezarit në zonën e Llogarasë. Ai ishte pjesë e një grupi turistësh që po vizitonin zonën.

Pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës dhe personeli i Qendrës Shëndetësore Orikum. Turistit iu dha ndihma e parë dhe më pas u transportua për trajtim mjekësor.