“Vlora po bëhet” – kështu e nis komentin e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama, të shoqëruar me një video të punimeve në këtë qytet, prej nga ku ka dalë dhe deputetet. Rama duket në video teksa inspekton punimet tek lungomare dhe projekte të tjera që janë në ndërtim e sipër.
“Vlora do të bëhet, një portë e bukur shqiptare e Mesdheut, pas vitesh e vitesh të tëra harrese dhe pasioni ynë për Vlorën do të përkthehet, hap pas hapi, në vepra publike që do të lehtësojnë frymëmarrjen e mbetur prej kaq shumë vitesh e do ta fusin Vlorën në hartën e turizmit mesdhetar si një qytet me ekonomi e shoqëri të ripërtërirë... Rruga e re e Rilindjes për Vlorën është e mundimshme por pa kthim dhe transformimi i Vlorës do të jetë shembullor në historinë e qytetit e të fshatrave të saj të bukur...”- shkruan kryeministri.
Në video, Rama shfaqet i veshur me një xhup me logon e skudrës së futbollit italian “Juventus”, i cili ka ngjallur mjaft debate e komente në Facebook.
/Shqiptarja.com

FOTO
inspekton punimet në Lungomare">