VLORE- Një telefonatë në policinë e Vlorës ka alarmuar blutë e qytetit dhe FNSH.
Një roje i një objekti i cili është në ndërtim e sipër ka lajmëruar policinë e Vlorës për një hajdut që ishte futur në godinë.
Personi ishte futur në një prej godinave 8 katëshe në zonën e ish frigoriferit në lagjen '28 Nëntori' duke tentuar të marrë prej andej kabllo elektrike, dyer dhe dritare.
Pas telefonatës menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur blutë e Vlorës duke rrethuar pallatet që po ndërtohen si godina me kosto të ulët për personat në nevojë dhe çiftet e reja.
Deri tani policia nuk ka prangosur asnjë.