Kur një bebe qan është e pamundur të qëndrosh indiferente. Vogëlushët gjithmonë na shkaktojnë emocione të bukura dhe të paharrueshme.

Një video e tillë e shkurtër dhe prekëse është shfaqur para disa ditësh në rrjetin social Facebook në faqen "The LAD Bibl".

Në video tregohet vogëlushi i cili dëgjon zërin e nënës teksa këndon këngën “Good Good Father” të Chris Tomlinit.

Ai duket  që e dëgjon me shumë kujdes duke mos e ndarë shikimin nga fytytra e saj dhe pas secilit varg atij i mbushen sytë me lot.