Bruksel/ Von der Leyen pret liderët e Ballkanit Perëndimor: Të gjashtë vendet i përkasin Evropës! Rama e Kurti krah njëri tjetrit në foton familjare

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua sot në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune. Në këtë takim morën pjesë kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërsa Serbia u përfaqësua me presidentin e saj.

Në një shkrim në X pas takimit, Von der Leyen tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkim Evropian.

"Sot i prita liderët e gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Që të gjitha gjashtë vendet e kanë vendin në Evropë. Pikërisht për këtë jemi duke punuar. Njëkohësisht, ne jemi duke i sjell ekonomitë dhe tregjet e tyre më afër tonave me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin", shkroi ajo.

Sipas burimeve në Komisionin Evropian, takimi i Von der Leyen me liderët e Ballkanit ishte informues lidhur me qëllimet dhe misionin që do të ketë KE-ja në pesë vjetët e ardhshëm, sa do të zgjasë mandati i saj i dytë në krye të këtij institucioni.

Von der Leyen ka caktuar kandidaten nga Sllovenia, Marta Kos, si komisionare për Zgjerim, që do të thotë se ajo do të merret edhe me raportet me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Von der Leyen me këtë takim po ashtu dëshmoi se edhe në mandatin e ri do t’i kushtojë kujdes të veçantë këtij rajoni dhe në përgjithësi procesit të zgjerimit të BE-së.

Në takim u diskutua edhe për “agjendën e reformave dhe rritjes”, të cilat tashmë i kanë dorëzuar në Komisionin Evropian të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Bosnja e Hercegovina ka qenë e fundit që ka dorëzuar një dokument të tillë.

Von der Leyen personalisht ishte angazhuar për të promovuar këtë plan, ndërsa atë e ka mbështetur edhe Parlamenti Evropian edhe vendet anëtare në Këshillin e BE-së. Ky plan, që është një paketë prej 6 miliardë eurosh, konsiderohet si plani më ambicioz financiar i BE-së për vendet e rajonit dhe ka për qëllim t’iu ndihmojë atyre të përshpejtojnë rritjen ekonomike, procesin e reformave dhe në këtë mënyrë të jenë më të gatshme për procesin e integrimit në BE.

Sipas një përllogaritje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga ky Plan i Rritjes. Për Kosovën dhe për Serbinë, përveç kritereve të përgjithshme që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, kusht për të përfituar nga ky Plan i Rritjes është edhe angazhimi konstruktiv në procesin e normalizimit të raporteve mes tyre, që përfshin edhe zbatimin e të gjitha obligimeve nga procesi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë qëndrimit në Bruksel, përveç drekës së punës të organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian, do të ketë edhe një diskutim në Qendrën e Politikave Evropiane (EPC)./ Rel/ 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
Rama me Von der Leyen: Fillim i ri me Shqipërinë 2030 në BE

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel i ftuar nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila mblodhi sot në një drekë pune në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor.

Rama ndau në rrjetet sociale një foto me Presidenten e KE, von der Leyen teksa e cilësoi si një fillim i ri drejt Europës 2030.

“Fillim i ri drejt Europës 2030 me Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkroi Rama.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor i miratuar nga BE-ja në maj të këtij viti ishte edhe çështja kryesore e diskutimeve në këtë tryezë.

Më herët sot kryeministri Edi Rama doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, ku njoftoi ngritjen e Komitetit të Përbashkët Konsultativ për fuqizimin e bashkëpunimit me BE-në.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hormone: 19/09/2024 17:00

    Ka nis Vucicc me ja kalu per gjatesi Rames pak a thua ka perdor hormone se rama ka qan ma i gjati ne Ballkanin perendimore ne politike? Si ka mundesi?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja