PogradecZbulohen momentet e fundit të 42-vjeçarit Egli Proga, që përfundoi viktimë e një sulmi të dhunshëm në ambientet e jashtme të një lokali në Pogradec të shtunën, më 10 Gusht.

“Report TV” dhe “Shqiptarja.com” disponojnë edhe videon ekskluzive të të ndjerit, çastet e fundit para se të dhunohej barbarisht nga i arrestuari Denis Meçi. Në videon e gjatë 1 minutë e 11 sekonda, të shkëputura nga një dyqan fruta-perimesh në Pogradec, pranë vendngjarjes, dallohet në fillim 42-vjeçari që del nga lokali i tij 'Te Nazua' mbyll lokalin

 Në dorë mban edhe një çantë të vogël

Pak momente më vonë mendohet se ka ndodhur sulmi. Për ngjarjen kanë nisur verifikimet e procedurave të ndjekura nga Policia e Pogradecit, me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, nëse ka pasur shkelje ligjore dhe hetimore paraprake. Motivet e ngjarjes së rëndë mbeten ende të panjohura dhe prokuroria e ka ende në hetim aktiv, ku po mbledh pamje, dëshmi dhe prova të tjera.


Lajmi kryesor:

Vdekja e dhunshme e 42-vjeçarit, kryepolici Rrumbullaku urdhëron inspektimin e Policisë së Pogradecit nëse e fshehën krimin