Zbulohen pamjet e aksionit të 9 gushtit/ Të maskuar dhe me snajper, momenti kur FAST mësyn hotelin tek 'Uji i Ftohtë' në Vlorë për 2 të kërkuarit nga SPAK (VIDEO)

Vlorë- Zbulohen pamjet e aksionit të dështuar policor të mbrëmjes së 9 Gushtit në qytetin e Vlorës, teksa forcat speciale FAST të mbërritura nga Tirana, ushtruan kontrolle të shumta në zonën e Lungomares, ku objektivi ishte një hotel buzë detit.

Në pamjet e publikuara dhe të siguruara nga REPORT TV dhe "Shqiptarja.com", duken një grup efektivësh me veshje speciale dhe të maskuar, që futen në restorantin e hotelit, duke shkaktuar habi te turistët, ku kishte fëmijë dhe gra.

Policët ishin në kërkim të dy personave të shumëkërkuar nga ana e SPAK, për ngjarje të rënda kriminale, por emrat e tyre nuk u bënë të ditur për arsye të sekretit hetimor.

Aksioni atë ditë zgjati për gati 4 orë dhe zgjati deri mëngjesin e 10 Gushtit, teksa informacioni siguronte se aty, në një prej hoteleve në zonën e Ujit të Ftohtë dyshohej se po qëndronin 2 persona të shumëkërkuar

Njësia FAST rrethoi menjëherë hotelin dhe hyri në brendësi, siç shihet edhe në pamje. Kontrolle u bënë në disa dhoma të hotelit dhe kryesisht në katin e katërt të tij.   

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 10/09/2024 13:21

    Ky aksion ishte nje turp I madhe ne cdo pikëpamje! Kishte nje munges shum te madhe profesionalizmi. U be nje show ne nje nga bizneset me elitare te qytetit. Ka shum mundesi qe synim ka qen dëmtimi I imazhit te biznesit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e dyfishtë në Fier/ Shikoni momentin kur autori i vrasjes së dyfishtë shoqërohet në polici (VIDEO)

Vrasja e dyfishtë në Fier/ Shikoni momentin kur autori i vrasjes së dyfishtë shoqërohet në polici (VIDEO)