Një video e re duket se tregon strehën sekrete të Presidentit rus, Vladimir Putin, në rast lufte, të ndërtuar mes një pylli të lartë vetëm 25 km larg kufirit të NATO-s.
Daily Mail shkruan se sipas raportimeve lideri 71 vjeçar ka përvetësuar vendin piktoresk me liqen dhe ujëvarë në parkun kombëtar më sipërfaqe thuajse sa Monaco, për të ndërtuar strehën e tij private.
Fqinji më i afërt i tij rreth 3 km larg raportohet se është ish-pronari i skuadrës së Chelsea, Roman Abramovich.
Personi i cili raporton në video pretendon se Putin ndan strehën e tij pranë ujëvarës 4m të lartë Marjalahti, me të dashurën ish-gjimnaste, Alina Kabaeva.
Rrjeti ‘Dossier Centre’ thotë se ndërtesat moderne prej druri janë të fshehura nga pamja e qytetarëve të zakonshëm.
Por pamjet e analizuara nga MailOnline nuk mund të verifikoheshin dhe tashmë besohet se ndërtesat janë shtuar me anë të inteligjencës artificiale ose efekteve të tjera vizuale.
Kompleksi supozohet të gjendet në parkun kombëtar Ladoga në Karelia, pranë kufirit rus me Finlandën.
Në video thuhet se ka disa ndërtesa që mund të jenë pjesë e pronave të fshehta të Putin që fshihen nga zyrtarët e tjerë ose publiku.
“Prapa plevicës mund të shihet një pjesë e ngritur , nuk duhet saktësisht se çfarë është por nga imazhet satelitore mësohet se është ndërtuar vetëm dy vitet e fundit', tha gazetari i rrjetit denoncues ‘Dossier’, Ilya Rozhdestvenskiy.
Pranë tij ka një dhomë banje, një vaskë troftash dhe një fermë.
“Këtu presidenti mund të shijojë natyrën në qetësi totale. Ai mund të vijë me helikopter ose me barkë”, tha Ilya Rozhdestvenskiy.
Rozhdestvenskiy tha se gjendet hoteli dhe sauna në pronësi të Abramovich, çka është konfirmuar dhe nga regjistri i pronave në Rusi.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
11 Dhjetor, 07:30
Çfarë vlerësimi keni për drejtimin e SPAK nga Altin Dumani?
-
Anoj pozitiv
43.4%
-
Anoj negativ
29.7%
-
Të përzier
26.8%
Vota total: 730
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Përfundon raundi i dytë i bisedimeve për paqen! SHBA kërkon që Ukraina të 'lëshojë' Donbasin, Zelensky heq dorë nga anëtarësimi në NATO
15 Dhjetor, 08:50
-
Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë
15 Dhjetor, 08:45
-
BE-ja po ecën përpara me marrëveshjen e aseteve të ngrira ruse! Miratimi deri në Krishtlindje! Hezitimi i Italisë një burim shqetësimi
15 Dhjetor, 07:17
-
'Frustrimi' dhe optimizmi i Trump: Ja pse ai është kaq i etur për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë
14 Dhjetor, 08:02
-
Lufta Rusi-Ukrainë/ 5 orë takim në Berlin mes Zelenskyt dhe Witkoff për planin e paqes, nesër raundi i dytë
14 Dhjetor, 07:38
-
Rusia kërcënon Evropën: Hakmarrje për asetet! SHBA: Negociata për garancitë ndaj Kievit
14 Dhjetor, 07:08
-
Kush po e pengon përdorimin e 185 miliardë eurove të pasurive ruse të ngrira? Pse fajësimi i Belgjikës është i gabuar
13 Dhjetor, 11:10
-
Lufta në Ukrainë/ SHBA u bashkohet bisedimeve me BE, i dërguari i Trump takime në Berlin me Zelenskyn dhe liderët në fundjavë! 1 mln familje ukrainase pa energji pas sulmeve ruse
13 Dhjetor, 08:40
-
BE ngrin asetet ruse për një kohë të pacaktuar, Moska ngre padi kundër kompanisë Euroclear
13 Dhjetor, 07:24
-
BE-ja përballet me javë vendimtare për huan e dëmshpërblimeve për Ukrainën
12 Dhjetor, 21:25
-
BE: Dakordësim i rëndësishëm për asetet e ngrira ruse
12 Dhjetor, 16:48
-
Trump refuzon ftesat për pjesëmarrje në samitet në Evropë, vetëm nëse bëhet fjalë për të firmosur paqen Rusi-Ukrainë! Brukseli: Këto janë ditë vendimtare
12 Dhjetor, 13:19