Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku si pasojë e rënies së zjarrit në një fabrikë parfumesh, një punëtor ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Fabrika ndodhet në zonën industrisale Ataturk, ndërsa tymi u përhap në disa pjesë të rrethit, raportojnë mediat turke.
Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke vënë zjarrin nën kontroll pas një ore, por gjatë kontrolleve që kanë bërë kanë gjetur trupin e një punëtori.
Tre të plagosurit e tjerë janë dërguar në spital, ndërsa ka nisur hetimi për zbardhjen e shkaqeve që ngjarjes tragjike.