Një zjarr ka rënë në tarracën e një pallati në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa dallohet tymi që del nga tarraca e pallatit.

Mësohet se po digjej një çati në tarracën e pallatit, por zjarri u shua nga zjarrfikësit pa shkaktuar probleme.