Gjermanët vuajnë nga çmimet e larta të energjisë, por banorët e një fshati të vogël, Feldheim nuk preken nga kërcënimet e Putinit. Ata e prodhojnë vetë energjinë e jo vetëm për vete. Deutsche Welle shkruan se aty jetojnë vetëm 130 vetë dhe prodhojnë energji për mijëra persona të tjerë. Feldheim ia ka dalë që të furnizohet plotësisht me energji elektrike. Prej 12 vitesh nuk është më i varur nga lëndët fosile djegëse.
Gjithçka nisi me ndërtimin e 4 turbinave të energjisë me anë të erës. 55 turbina sot furnizojnë 50 mijë shtëpi prodhojnë rrymë.