VIDEO/Bashkëshortja e Jusuf Gërvallës konsulton dosjet e ish-Sigurimit, tregon momentin si u vra intelektuali nga Kosova: S’kish bërë asgjë, ishte njeri i artit!

E ftuar pranë Autoritetit të Dosjeve, në diskutimin që pasoi shfaqjen e filmit dokumentar “Urdhra vrasjesh nga Beogradi”, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, gjatë ditës së sotme ishte dhe Suzana Gërvalla, bashkëshortja e Jusuf Gërvallës, shkrimtar, muzikant shqiptar dhe themelues i grupit  Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovë në vitet ‘80, vrarë në të njëjtat rrethana si ato të përshkruara në këtë dokumentar nga ish- shërbimi sekret jugosllav (një natë me shi në Shtutgart të Gjermanisë).

“Unë u shqetësova shumë dhe mezi e mora veten se u ktheva në të kaluarën. Ai vetëm ka shkruar s’ka bërë ndonjë gjë. Ka qenë shkrimtar, këngëtar, njeri i artit. Po kur ka shkuar atje, se ka pas shumë pak intelektualë të Kosovës, ka organizuar mërgatën e Kosovës, ne kemi shkuar nëpër demonstrata”, tha ajo.

Ajo tregoi historinë e vrasjes së bashkëshortit në 17 janar të ’82-shit në Gjermani, sesi shërbimi sekret jugosllav UDB i përgjonte, dhe si u futën në ‘kurth’ natën e vrasjes.

Në fund të aktivitetit znj. Gërvalla u njoh me  dokumentet që ish-Sigurimi i Shtetit ka grumbulluar për bashkëshortin e saj gjatë kohës që ai jetoi dhe punoi në Shqipëri (14 vjet), por edhe mbi aktivitetin e tij politik në Kosovë dhe Gjermani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë