Denoncimi i rasti i dy motrave me aftësi të kufizuar që jetojnë në kushte të mjerueshme dhe mungesë totale higjiene në një banesë në Sarandë ka vënë në lëvizje institucionet në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje. Kryebashkiaku i Sarandës, Gurma tha se po punohet për sistemin e tyre me kujdesin social, ndërsa familjarë nuk i janë përgjigjur apelit që t’i marrin në kujdestari ndërsa shpenzimet e tyre do të paguheshin nga bashkia. Gurma tha se në banesë janë ndërruar të gjitha orenditë, ndërsa apo punohet që të transferohen në një institucion rezidencial, por që ligji lejon strehimin e tille deri në moshën 21 vjeç dhe kjo ka sjellë një ngërç për të cilin po punohet për zgjidhjen.
“Kemi marrë masat kemi bërë këqyrjen në banesë dhe në bashkëpunim me spitalin e qyteti për zhvendosjen e zonjave për një kohë aty. Por me rritjen e rasteve me covid, stafi i spitalit tha që të mos vendoseshin aty pasi mund të prekeshin nga covid-19, bashkia shërbimi i kujdesit social dhe ndërmarrja e shërbime morën masa për të ndërruar të gjitha orenditë në banesë dhe u futëm në komunikim me familjarët për të marrë në kujdestari ato duke i paguar shtetit të gjitha shpenzimet. Fatkeqësisht familjarët nuk i janë përgjigjur thirrjes tonë. Sot kama pasur një komunikim me drejtorin e kujdesit social për Vlorën për të zgjidhur këtë problematikë. E vetmja mënyrë është që ato të transferohen në një institucion rezidencial. Ligji lejon personat rezidencial deri në moshë 21 vjeç dhe për këtë është pengesë duke punuar me kujdesin social dhe presim një përgjigje”, tha Gurma.
Lajmi kryesor:
Gurma për Report Tv: Saranda gati për turistët, investimet drejt përfundimit! Së shpejti muze dhe qendër sportive multidimensionale
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Favorizoi vjehrrin, ILD i kërkon KLP-së 2 masa disiplinore për Kledian Llahon: Largim nga detyra si kreu i Prokurorisë së Sarandës dhe ulje page!
27 Janar, 11:48
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71 vjeçari në Sarandë
26 Janar, 15:00
-
Delvinë/ 38-vjeçari plagoset me thikë pas një sherri në lokal, në pranga autori (EMRAT)
25 Janar, 11:16
-
E përditshmja britanike 'The Times': Si u bë Shqipëria vend qëndrimi më i mirë luksoz në Europë
23 Janar, 10:05
-
Sarandë/ Akuzohet për përdhunimin e një vajze, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim
17 Janar, 16:29
-
Në hetim për korrupsion, kryeprokurori i Sarandës pezullohet nga detyra! SPAK: Veprime të paligjshme në favor të vjehrrit të tij
16 Janar, 11:10
-
Investitorët e rinj strategjikë/ I hapet rrugë ndërtimit të resortit me hotele e vila në Lëkurës të Sarandës, vlera 447 mln €
16 Janar, 07:31
-
Sarandë/ U përfshinë në përleshjen e armatosur të fshatit Gjashtë, IMT shemb lokalin ‘Unico Lounge’ në Ksamil, administrohej nga vëllezërit Sulejmani (VIDEO)
14 Janar, 15:25
-
Sarandë/ Kundërshtuan punonjësit e policisë, arrestohet 32 vjeçari, në kërkim i riu tjetër
9 Janar, 13:26
-
Vlorë/ Thyerje e masës së sigurisë, aksidente dhe dëmtim lokali, një në pranga dhe 3 nën hetim! Mes të dyshuarve edhe një grua nga Durrësi
6 Janar, 15:42
-
Kapet hajduti serial/ Vodhi çantën me 6000 euro në dhomën e hotelit në Ksamil! E zbuluan kamerat e sigurisë (EMRI + VIDEO)
6 Janar, 11:47
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33