VIDEO-Ekskluzive, pamje të frikshme nga aksidenti në Durrës! Fëmija shpëton mrekullisht

Një video e siguruar nga Report TV shfaq pamjet e aksidentit të frikshëm të ndodhur në Durrës. Në video vihet re se aksidenti mund të kishte qenë fatal jo vetëm për pasagjerët në makinë  tip "Benz" dhe ambulancën, por edhe për personat që ndodheshin në kryqëzimin e rrugës në atë moment, mes të cilëve ndodhej dhe një fëmijë i vogël. Fëmija ka shpëtuar mrekullisht pa u lënduar.

Gjithashtu dhe një qytetar që kishte qëndruar me biçikletë në kryqëzim ka shpëtuar pa u lënduar, por biçikleta është shkatërruar tërësisht.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur viktima, por vetëm një i lënduar lehtë, i cili ishte pasagjer në makinë tip "Benz".

 


Lajmi kryesor:

VIDEO-Ekskluzive, 'Benz-i' me 5 persona përplaset me ambulancën në Durrës! Shpëton mrekullisht fëmija, policia: Makina po shkonte në spital


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk

Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk