TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka njoftuar anullimin e videofinales që do të organizohej në fushën e parkut pranë Kryeministrisë me nxënësit më të mirë të shkollave të mesme.

Në një postimi në rrjetin social Facebook Rama shkruan :Anullim loje. Fatkeqësisht kushtet meteorologjike të pafavorshme me shiun që pritet të vazhdojë të bjerë edhe nesër, e bëjnë të detyrueshëm anullimin e videofinales së botërorit të organizuar në fushën e parkut të ri të kryeministrisë. Duke shprehur keqardhjen për këtë pamundësi objektive Ju urojmë të gjithë ndjekësve të kampinonatit një shikim të kënaqshëm të ndeshjes”.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)