Piloti britanik i MotoGP, Cal Crutchlow është shtruar në spital pas një rrëzimi të frikshëm këtë të shtunë në garën e Francës. Piloti i LCR Honda nuk mundi të kontrollojë motorin e tij dhe ka fluturuar në ajër përpara se të rrëzohet në tokë.
U mendua për një aksident të rëndë, por mjekët konfirmojnë se piloti ka marrë vetëm disa plagë të lehta. Sipas të njëjtave burime ai do të vazhdojë të qëndrojë në spital pasi ende ndien dhimbje dhe se do të bëhen ekzaminime të tjera.
Komento