Një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të dekadës pritet të zhvillohet në Tiranë më 11 korrik, ku artisti ndërkombëtar Kanye West do të mbajë koncert live në Shqipëri. Për organizimin e këtij koncerti, do të ndërtohet një stadium i përkohshëm, “Eagle Stadium”, në aksin Tiranë-Durrës, me një kapacitet prej rreth 60 mijë spektatorësh. Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja i ftuar në Report Tv thotë se stadiumi u vendos në zonën e Kasharit, pasi është më e lehtë për tu aksesuar si nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, ashtu edhe nga Unaza e Madhe.
“Është menduar të jetë në zonën e Kasharit, pranë autostradës, sepse është shumë më i aksesushëm nga aeroporti apo unaza. Ishte vendi më strategjik, është i lidhur me një territor që është privat”, thotë Gonxhja.
Report Tv sjell edhe videon 3D se si do të duket stadiumi, ku në qendër të tij bie menjëherë në sy një glob gjigant, element që lidhet drejtpërdrejt me simbolikën që Kanye West ka përdorur në turet e tij më të famshme në botë.
Ndërtimi do të financohet nga paratë që mblidhen për shitjen e biletave dhe nuk do të harxhohet asnjë fond nga buxheti i shtetit. Megjithatë, shteti shqiptar do të ofrojë mbështetje në logjistikë, siguri dhe menaxhim, duke garantuar mbarëvajtjen e eventit dhe fluksit të vizitorëve.
“Dizanji, skenografia, teknika është pjesë e gjithë turit, kjo do të vijë me mjete të panumërta transporti dhe logjistike që do jenë në dispozicion për ndërtimin e këtij stadiumi provizor që do rrijë disa javë. Është e dakordësuar, e vetëfinancuar nga biletat që shiten nga vetë organizatorët dhe promotorët e artistit. Asnjë fond i shtetit shqiptar nuk shkon për organizimin e eventit, stage dhe gjithë logjistika e koncertit”, thekson Gonxhja.
Ministri i Kulturës thekson se ky është një event i përmasave të paprecedenta për vendin dhe pritet të sjellë rreth 100 mijë vizitorë në kryeqytet. Sipas Gonxhes, ekonomia do të xhirojë të paktën 120 mln euro nga koncerti.
"Është fjala për fluks të jashtëzakonshëm vizitorësh që do kapërcejë shifrën e vetë atyre që do kenë një biletë, do jetë rreth 100 mijë vizitorë. Që do ta aksesojnë zonën, kryeqytetin, do kemi trefishim të gjithë xhiros ekonomike, ndikimit socioekonomik që ky event ka për ekonominë vendase. Mendohet se do gjenerojë të paktën mbi 120 mln euro ekonomi në konsum, qira, lëvizje, transport, kulinari, fjetje", theksoi Gonxhja.
Turi botëror i Kanye West për vitin 2026 parashikohet të përfshijë disa nga stadiumet më të mëdha në botë, ndërsa pjesë e ndalesave është edhe Tirana. Turneu nis në SHBA dhe më pas vijon në Azi dhe Europë. Biletat për koncertin mund të gjenden në faqen www.yealbania.com dhe fillojnë nga 99 euro apo 9500 lekë.
Koncerti organizohet nga “Streetlife”, një kompani me bazë në Berlin dhe që ka punuar me artistë, si: 50 Cent, Drake, Snoop Dogg, Kendrick Lamar, Nicki Minaj etj.
Artisti amerikan konsiderohet një nga figurat më me ndikim në muzikën dhe kulturën globale. Me albume si “The College Dropout”, “Graduation”, “808s & Heartbreak” dhe “Donda”, ai ka ndërtuar një karrierë që ka ndryshuar standardet e industrisë. Eventi pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në turizëm dhe ekonomi, duke sjellë mijëra vizitorë dhe duke rritur profilin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion për evente të mëdha.
Një stadium në Kashar do të ndërtohet posaçërisht për të organizuar koncertin e Kanye West, ku pritet të mblidhen rreth 60 mijë spektatorë. Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja i ftuar në Report Tv tha se u zgjodh kjo zonë për të vendosur stadiumin provizor pasi është më e aksuesushme nga aeroporti i Rinasit, si edhe nga Unaza e Madhe. Për ndërtimin e këtij stadiumi, ministri thekson se nuk do të harxhohet asnjë fond nga buxheti i shtetit, por është e vetëfinancuar nga biletat që shiten nga vetë organizatorët e koncertit (kompani private) dhe promotorët e artistit.
Ministri thotë se stadiumi do të qëndrojë për disa javë dhe do të shihet mundësia për të organizuar edhe aktivitete të tjera.
“Është menduar të jetë në zonën e Kasharit, pranë autostradës, sepse është shumë më i aksesushëm nga aeroporti apo unaza. Ishte vendi më strategjik, është i lidhur me një territor që është privat. Dizanji, skenografia, teknika është pjesë e gjithë turit, kjo do të vijë me mjete të panumërta transporti dhe logjistike që do jenë në dispozicion për ndërtimin e këtij stadiumi provizor që do rrijë disa javë. Do ketë edhe aktivitete të tjera. Është e dakordësuar, e vetëfinancuar nga biletat që shiten nga vetë organizatorët dhe promotorët e artistit. Asnjë fond i shtetit shqiptar nuk shkon për organizimin e eventit, stage dhe gjithë logjistika e koncertit. Mbështetja jonë është në kapacitete njerëzore, për pjesën jashtë dhe të mbarëvajtjes së eventit. Është mbështetje e fuqishme nga ana e shtetit, por po të marrim përfitimin ekonomik, nuk diskutohet që mbështetja jonë dhe gjithçka që ne do të ofrojmë është e shpaguar sepse përfitimi ekonomik është shumë i lartë”, tha Gonxhja.
Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja i ftuar në Report Tv ka dhënë detaje për koncertin që do të zhvillojë artisti ndërkombëtar Kanye West në Tiranë më 11 korrik. Gonxhja thotë se për herë të parë vendi ynë do të presë një aktivitete të këtyre përmasave dhe Ministria e Turizmit do ketë një rol koordinues për forcat në terren. Përtej 60 mijë spektatorëve që pritet të blejnë bileta për të ndjekur koncertin në stadium, Gonxhja thotë se numri i vizitorëve në Tiranë do jetë rreth 100 mijë. Nga ky aktivitet, ekonomia do gjenerojë të paktën mbi 120 mln euro.
“Nuk ka një aktivitet të këtyre përmase të jetë zhvilluar në historinë vendit tonë. Duke qenë se është eventi më i madh në historinë e vendit tonë sa i takon një spektakli të këtyre përmasave, angazhimi koordinimi, sinkronizimi i forcave në terren, transportit, porteve, doganave, i sigurisë, rendit higjienës kushteve të ndryshme që lidhen me mbarëvajtjen e aktivitetit. Është fjala për fluks të jashtëzakonshëm vizitorësh që do kapërcejë shifrën e vetë atyre që do kenë një biletë, do jetë rreth 100 mijë vizitorë. Që do ta aksesojnë zonën, kryeqytetin, do kemi trefishim të gjithë xhiros ekonomike, ndikimit socioekonomik që ky event ka për ekonominë vendase. Mendohet se do gjenerojë të paktën mbi 120 mln euro ekonomi në konsum, qira, lëvizje, transport, kulinari, fjetje. Gjithçka që ndodhë me ata që do të vizitojnë Shqipërinë pak ditë para, atë natë, një ditë më mbrapa apo edhe më shumë. Ky koordinim i gjithë forcave nuk bëhet pa mbështetje, ministria do ketë rolin koordinues që mos të kemi pasoja të pakëndshme për ata që jetojnë në Tiranë. Të bëjmë të mundur që qyteti të vijojë jetën e vet, të përfitojë nga ky event, të marrë nga ky event dhe të mos humbë asgjë nga pikëpamja e përditshmërisë”, tha Gonxhja në Report Tv.
Komente









Do rigjenerojë 120milionë euro të cilat 119 shkojnë në duart e 2-3 individëve, dhe 1milion ndahet për punëtorët dhe bashkinë e Tiranës. Rroftë kapitalizmi.. kështu vazhdoni se shumë shpejt rilind përsëri nevoja për komunizëm
PërgjigjuPo i mbledh ca miliona ai qe do marre tenderin per ta montuar e zmontuar stadiumin provizor or teeeejjjjj
PërgjigjuPo tani e kuptuar qe stadiumi ne qender te qytetit ishte nje gomarllik qe nuk ben sens as per figurines per vete organizzatore te cradling eventi. Asnje lek thote Nderkohe qe muzika ne Tirane ndalohet ne oren 11 keta bejne stadium nga 0. Edhe njehere duket se sa Stettin artistet shqiptare nga dikasteri me finance qesharake Nderkohe qe dikush me lidhje me pushing ben cfare ti doje kokrra e edit. Keta shtetin si gjithmone e trajtojnesi prone e babes se vet.
PërgjigjuOre seriozisht e keni që angazhoni shtetin për një copë këngëtari që s'ka din e iman në vendin e vet? Pse more këtë punë do bëni ju sa herë të kemi të tilla koncerte? Po as i qethet fare Mitsotakis, apo Melonit se kush bën koncert në vendet e tyre...tek ne u dashka ngritur shteti në këmbë. Po arenën kush do ia ndërtojë???
Përgjigju