VIDEO/Incidente, plaçkitje dhe dhunë, kështu shoqërohet festa pas fitores së Francës

VIDEO/Incidente, plaçkitje dhe dhunë, kështu shoqërohet festa pas fitores së Francës

Turma e njerëzve në rrugët e Parisit pas fitores së Francës

Një ‘masakër’ e vërtetë mund të cilësohet ajo që ka ndodhur në Champs Elysées, rruga e famshme pariziane midis Place de la Concorde dhe Arc de Triomphe, ku festa për triumfin e “Gjelave” në finalen e Kupës së Botës pas 20 viteve është shoqëruar me incidente, plaçkitje dhe dhunë e përplasje me policinë.

Pas triumfit të Francës, një valë e madhe njerëzish u derdh mbi Champs-Elysées, duke kënduar këngë të të gjitha llojeve me flakadanë në duar dhe flamuj blu.

Por festa degjeneroi në akte dhune të paprecedenta, teksa “shkatërrimi në masë” nisi me thyerjen e dritareve të dyqaneve, veçanërisht Drugstore Publicis, pak metra larg Arc de Triomphe, ku emrat e heronjve të kompanisë së Moskës ishin vendosur pak para finales.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe turma u shpërnda në pjesën e sipërme të rrugës, ndërsa në pjesën e poshtme, rreth Place de la Concorde, situata mbeti mjaft e qetë.

Sipas shtypit francez, disa të rinj, shumë prej tyre të maskuar, kanë shpërthyer një supermarket duke vjedhur shishe vere dhe shampanjë. Pas 15-20 minutash ata u evakuan me doza të mëdha gazi lotsjellës të hedhur nga agjentët e forcave të rendit.Pak para mesnatës, prefektura vendosi të dëbojë njerëzit nga ajo që parizianët e quajnë “rruga më e bukur në botë”, madje edhe me përdorimin e hidrantëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!