Videoja e plotë e dhunës dje në
Kavajë pas incidentit me Bashën

Videoja e plotë e dhunës dje në<br />Kavajë pas incidentit me Bashën
Report Tv ka siguruar videon e plotë të incidentit që u regjistrua dje në Kavajë gjatë takimit që zhvilloi kryetari i PD, Lulzim Basha.
 
Gjatë momentit që Lulzim Basha po lëshonte akuza në drejtim të ish-kryebashkiakut të këtij qyteti, Elvis Rroshi ka ndodhur edhe një incident mes kreut të PD dhe një prej pjesëmarrësve në këtë takim.
 
Ky i fundit i ka treguar Bashës punën e bërë nga kryetari i Bashkisë së Kavajës. “Shih rreth e rrotull çfarë punë ka bërë bashkia Kavajë”, iu drejtua ai, Bashës.
 
Menjëherë pas kësaj ndërhyrje në fjalën e Bashës, në drejtim të tij shkojnë disa mbështetës të PD, të cilët e largojnë dhunshëm nga tubimi duke e goditur me shqelma dhe grushte.
 
Por, kush është i larguari me dhunë nga minitubimi i Bashës?
Mësohet se ai është Besnik Gjoni, një ish pishtar i demokracisë, i dekoruar posaçërisht për kontributin e tij.
 
Besnik Gjoni ka qenë kaherë mbështetës i PD, shoqërues e militant i flaktë i Sali Berishës.
Duket se ai është i pakënaqur me mënyrën e drejtimit të PD nga Basha si dhe me politikën e përbaltjes së gjithçkaje. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra