Qeveria siriane mohon të ketë gisht në sulmin e Idlibit. Megjithatë, doktorët sirianë, duke konfirmuar raportet e aktivistëve pas ngjarjes së ndodhur në 16 mars, i thanë Këshillit se helikopterë janë dëgjuar të fluturojnë mbi fshatin e Sarminit.
Pas kësaj, erdhi një zhurmë e mbytur dhe një erë që të shponte hundët e brenda një kohe shumë të shkurtër, dhjetëra vetë vërshuan nëpër spitalet e zonës me vështirësi të mëdha në frymëmarrje.
Sulmi i Sarminit erdhi vetëm pak ditë pasi Këshilli i Sigurimit aprovoi një rezolutë e cila dënonte përdorimin e kimikateve toksike në Siri si gazi klorin dhe kërcënonte me veprime ushtarake në rast shkeljesh të mëtejshme. Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe anëtarët e Këshillit e kanë fajësuar prej kohësh qeverinë e Bashar al Assadit se qëndron pas një serie sulmesh kimike në vend.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)