Videoja intime e Gjicit, Berisha pas 'fake news' të Blendi Klosit: Vetëm skandale do kemi, duhet të qartësojmë zgjedhësit tanë

 

Videoja intime e Gjicit, do të jetë vetëm fillimi. Kështu tha ish kryeministri Berisha teksa komentoi videoskandalin e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Megjithatë, tentativat e tij për të krijuar skandale ka qenë edhe ditën e djeshme ku disa media të tij pretendonin se kishin nxjerrë një video skandal të Blendi Klosit. 

“Rasti tjetër, ai i Kukësit është fytyra e vërtetë e këtij regjimi, është dëshmia e sundimit të të gjitha formave të korrupsionit, përfshi korrupsionin erotik.
Është një dëshmi flagrante e një regjimi të kalbur, që ka humbur prej kohësh të drejtën për të qeverisur.
Sa të jetë, vetëm skandale do kemi.
Duhet të bëjmë gjithçka për të aktivizuar më shumë nervin e protestës antiqeveritare.
Ky regjim përveç protestës, nuk njeh gjuhë tjetër. Duhet ta kemi shumë të qartë dhe duhet të qartësojmë te zgjedhësit.”- tha Berisha.

Kujtojmë se dje, një faqe Instagrami me emrin In-front.org publikoi një video ku pretendonte se personazhi në videon disa sekondëshe ishte ish-ministri i Turizmit Blendi Klosi. Video qarkulloi me shpejtësi nëpër rrjetet sociale pa kaluar asnjë filtër kontrolli apo standardi gazetaresk. Madje video u publikua edhe nga njerëzit e Sali Berishës, më saktësisht ish-kryeredaktori i RD-së, Bledi Kasmi.


Lajmi kryesor:

Berisha përdor kontrollin e policisë në kampin e MEK politikisht: Mbani përgjegjësi për atë që u vra, autorët të përballen me ligjin! OKB të hetojë


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?