Pavarësisht pëlqimeve apo mospëlqimeve të njërit apo tjetrit zyrtar të lartë apo politikani të lartë shqiptar, qeveritë e vendeve partnere, sidomos ato më të rëndësishmet e perëndimit, janë gjithmonë shumë të kujdesshme kur vjen puna për trajtimin publik të pakënaqësive të tyre. Por, përjashtim pothuajse nga të gjitha rastet e sotme, bën ndoshta ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.
SHBA nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë e deri tek Departamenti i Shtetit, e kanë futur atë në krye të listës së zezë të personave të padëshirueshëm për Washingtonin zyrtar.
Ndaj nuk kanë ngurruar që ta demonstrojnë këtë mospëlqim të tyre, fare hapur dhe pa dorashka. Duke publikuar vendimin për refuzimin e vizës në Tiranë bashkë me një grup prokurorësh të tjerë vartës të tij, e deri tek vendimi i sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson për të ndaluar hyrjen në SHBA të tij dhe familjarëve madhorë.
Ambasadori Donald Lu nuk është rezervuar në media dhe publik për ta denocnuar punën e Adriatik Llallës. Por ka një datë kur e gjitha kjo ka filluar dhe një shkak përfundimtar se përse ndaj ish Kryeprokurorit u hoq çdo lloj takti dhe “diplomacie” në trajtimin e tij publik nga amerikanët.
1 prill 2016, intervista “e tmerrshme” e VOA
Arben Xhixho është drejtuesi i lajmeve të seksionit shqip të Zërit të Amerikës dhe atij i është dashur ndoshta të bëjë intervistën më të troçtë të jetës së tij me Adriatik Llallën në studiot e Washingtonit. Pasi e prezantoi të ftuarin dhe tha se do flisnin për “reformën në drejtësi”, sqaroi se duhej të devijonte pak për ti bë disa pyetje të tjera.
"Por të dyja këto institucione e kanë përgënjeshtruar lajmin"- tha gazetari i Zërit të Amerikës. Përgjigja e Llallës duke belbëzuar ishte se në fakt Prokuroria nuk ka nxjerrë ndonjë njoftim në internet për këtë në faqen e saj zyrtare. "Eshte spekullim i mediave"- tha ai.
VOA: Vizita është private dhe me pagesë, jo zyrtare
Pyetja tjetër e sikletshme kishte të bënte se si kishte ardhur ai në takimin vjetor të shoqatës Amerikane për Ligjin Ndërkombëtar, sepse megjithëse prestigjoze, si biletat e udhëtimit, qëndrimi dhe pjesëmarrja ështe me pagesë privatisht nga të ardhurit. Llalla u detyrua pas kësaj të pranonte se kishte shkuar privatisht dhe me pagesë nga xhepi i tij dhe për të marrë pjesë në takim, vetëm bileta e aktivitetit ishte 500 dollarë.
Pse iu refuzua viza Kryeprokurorit të Durrësit
Një nga ata që duhej të ishte atë kohë me Llallën në Washington, ishte edhe Kryeprokurori i Durrësit. Por, siç ishte marë vesht edhe publikisht, atij i ishte refuzuar viza e udhëtimit. Llalla e pranoi këtë fakt në studio gjatë intervistës dhe sqaroi se herën e parë i kishin thënë se shkaku kishin qenë mungesat në dokumentacion, por më pas, shkaku zyrtar ishte se “SHBA nuk ka garanci se Kryeprokurori i Durrësit mund të rikthehet sërisht në Shqipëri kur të jetë atje”. Llalla pranoi se nuk kishte patur informacion më parë për rastin dhe se do ta verifikonte kur të rikthehej në Tiranë.
Emërimi i nipit të pjesëtarit të Bandës së Lushnjes
Një nga pyetjet më të sikletshme me siguri ka qenë ajo e bërë për emërimin e prokurorit Arenc Çela në krye të Njësisë Antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Gazetari i bëri pyetjen se si mund të emërohej në një post kaq kyç e specifik një person që nuk kishte patur eksperienca të tilla më parë dhe i përfolur se një i afërm i tij i familjes kishte qenë pjesë e bandave (të Lushnjes).
Llalla tha se prokurori kishte përvojë pasi kishte qenë drejtues në Berat dhe Lushnje dhe se jetonim në një vend demokratik ku nuk shihen biografitë dhe se përgjegjësia e gjithkujt është individuale./Tema/
Po prokurorin Clirim Shahini qe dyshojne per shume krime deri edhe organizator ne rrembimin e Ridvan Lamaj dhe zhdukjen e tij dhe mori emerime se ishte miku I Tiki Llalles.
PërgjigjuMi solli zorret ne gryke intervista e ketij letyres. Mjere shqiptaret ke kane pasur ne krye te prokurorise. Misherimi i gjithckaje te lige qe ka egzistuar ne Shqiperi keto 27 vjet. Burgun e ka pak.
Përgjigju