Videoja, tre akuzat ndaj Shukri
Xhelilit, rrezikon deri 18 vite burg

Pas videoskandalit seksual ku u përfshi Kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili ky i fundit rrezikon nga 12 në 18 vite burg, pasi ndaj tij rëndojnë tashmë tre akuza.

Refeuar komunikatës zyrtare të policisë Dibër ndaj tij Xhelilit janë ngritur akuzat për marrëdhënie seksuale, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Akuza e parë është ajo për marrëdhënie seksuale apo homoseksuale duke shpërdoruar detyrën dhe sipas nenit 105 të kodit penal ai rrezikon 3 vite burg.

Por kjo akuzë është referuar sipas nenit 22 të kodit penal, pra e mbetur në tentativë si një vepër e ndërprerë apo e papërfunduar e pandikuar nga vullneti i personit nën hetim.

Akuza tjetër është ajo e shpërdorimit të detyrës ku sipas nenit 248 të kodit penal “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jo materiale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

Ndërsa akuza e tretë ndaj ish Kryebashkiakut të Peshkopisë është ajo e korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. 

“Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi I parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet. 

Me këto tre akuza Xhelili rrezikon nga 12 në 18 vite burg nëse do të jepet një dënim maksimal, por mbetet për tu parë se si do të shkoj procesi gjyqësorë ndaj tij dhe nëse do të ketë apo jo pranim fajësie.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Ndryshojnë oraret, kalendari i tre javëve të ardhshme në Superligë

Ndryshojnë oraret, kalendari i tre javëve të ardhshme në Superligë