Një 43-vjeçar i cili po arrestohej nga policia e Bolonjës, ka ndërruar jetë pikërisht gjatë ndërhyrjes së efektivëve,
Sipas mediave, Abderrahim Fakir kishte shfaqur shqetësime që prej mëngjesit (ende nuk dihet nëse ka qenë nën ndikimin e ndonjë substance), ndaj ishin thirrur ambulanca dhe policia.
Policët u përpoqën ta qetësonin dhe ta prangosnin ndërsa përdorën edhe spray me piper. Por gjatë arrestimit, Fakir vdiq.
Një video tronditëse që po qarkullon tregon burrin i cili po shtypet në tokë duke bërtitur për ndihmë, ndërsa dy policë dhe një person i tretë ia mbajnë fytyrën drejt asfaltit. Personeli mjekësor s’bën asnjë lëvizje.
Të bërtiturat e burrit pushojnë, por policët vijojnë veprimet e tyre. Në momentin kur e kthejnë burrin në shpinë, kuptojnë se ai është i pajetë./La Repubblica
Komente








