Qëndrimi i fortë i Shqipërisë, edhe si vend anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit, kundër agresionit rus në Ukrainë dhe ndërmarrja e disa rezolutave për të dënuar Putinin dhe luftën e tij, nuk është pritur mirë nga rusët.

Së fundmi, ashtu siç mund ta shihni edhe në këtë video, vendi ynë është sulmuar nga mediat ruse, sidomos nga gazetarë shumë pranë liderit të Kremlinit, siç është Vladimir Solovyov, i cili prezanton një talk show në kanalin më të madh të Rusisë, Rossiya-1, dhe që ka marrë sanksione nga vendet perëndimore.

Ai nuk është i lumtur pasi OKB-ja miratoi rezolutën e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës.  Ai madje ka bërë ironi duke e quajtur Shqipërinë si një vend nën imperializmin amerikan. Ai thotë me ironi gjithashtu se fillimisht e ngatërroi Shqipërinë me ‘Albany’, kryeqytetin e shtetit amerikan të Neë York. Sicc duket ‘gazetarit’ rus ky vendi që gjoja nuk e njihte ia ka krijuar një shqetësim të madhe bosit të tij.

Vladimir Solovyov, propagandisti kryesor i Kremlinit, po bën thirrje për një përgjigje brutale staliniste për ta zhytur Ukrainën  në një ” periudhë të errët” dhe për të bashkuar të gjithë rusët. Ai madje bëri thirrje për kthimin e departamentit famëkeq të kundërzbulimit SMERSH të Stalinit, për të shtypur çdo opozitë vendase ndaj një lufte gjithëpërfshirëse kundër Ukrainës. Divizioni SMERSH, me moton “Vdekje spiunëve”, mblodhi shërbimet e kundërzbulimit që Stalini përdori kundër disidentëve në përpjekjen e tij për të eliminuar ata që u përpoqën të përmbysnin regjimin e tij.

“Është koha të kujtojmë stërvitjen ushtarake sovjetike dhe të veprojmë me vendosmëri dhe kreativitet. Ukraina duhet të zhytet në një epokë të errët. Urat, digat, hekurudhat, termocentralet dhe objektet e tjera infrastrukturore duhet të shkatërrohen në të gjithë vendin ,” ka bërë thirrje ai, duke shtuar se vendi duhet të hyjë në një klimë lufte, e cila do të arrihet përmes kthimit të departamentit të kundërzbulimit stalinist.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që dënon aneksimin e paligjshëm nga Rusia të katër rajoneve të Ukrainës në mbledhjen e së mërkurës. 143 vende votuan pro rezolutës, 5 kundër dhe 35 abstenuan, duke përfshirë Kinën dhe Indinë . Vendet që votuan kundër rezolutës janë, përveç Rusisë ishin Bjellorusia, Siria, Nikaragua dhe Koreja e Veriut. Rezoluta ishte e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja.