TIRANË - Sot opozita ka mbajtur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përballë Kryeministrisë protestën kundër blerjes së votës.
Në tubimin paqësor të opozitës, mbajti fjalën kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili mbajti një fjalim të "zjarrtë" në skenën përballë Kryeministrisë.
Fjala e liderit të opozitës ngjalli emocione të mëdha tek pjesëmarrësit, fjalim që edhe Basha duket se nuk e pëballonte dot. Toni i lartë i zërit dhe euforia në të folur e kreut të PD, bëri që madhështia e tij në skenë të zbehej disi, deri në luhatjet të zërit.
Një prej të studenteve që ndodhej në skenë i ofroi Bashës një shishe me ujë për të pastruar zërin. Funksionoi në një farë mënyre. Por, emocioni i madh me të cilën Basha fliste për blerjen e votës dhe akuzat ndaj qeverisë, bëri që zëri i tij të stononte përsëri. Jo një herë, por disa herë.
Edhe vetë Basha e vuri re këtë gjë dhe filloi të pinte ujë për të pastruar zërin. Ky rast i sikletshëm u bë më i shpeshtë në fund të fjalimit, por në fund fjalimi i tij u mbyll me duartroktitje dhe brohotitje të pjesëmarrësve në tubim.
Redaksia Online
(v.gj/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com