VIDEOLAJM/ Basha i bie për shkurt
shkel rregullat e qarkullimit rrugo

VIDEOLAJM/ Basha i bie për shkurt<br />shkel rregullat e qarkullimit rrugo
TIRANË - Kreu i opozitës shqiptare, njëkohësisht edhe kryebashkiaku i Kryeqytetit, Lulzim Basha ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor fill pas takimit me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Lidhur me Guvernatorin e ri të BSH-së.
 
Më herët në takim kanë qenë edhe Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta të cilët pas takimit me Presidentin Nishani kanë respektuar rregullat. Te porta e Presidencës, mjetet ku udhëtonin Rama e Meta janë kthyer djathtas drejt sheshit Nënë Tereza duke ruajtur sensin e drejtimit të lejuar.
 
Ndërsa Basha, i cili për shkak të postit që mban në Bashkinë e Tiranës duhet të ishte një shembull për respektimin e rregullave rrugore, nuk ka zbatuar sinjalistikën duke u kthyer majtas.
 
Siç mund të dallohet edhe nga pamjet makina ka shkelur edhe vizat dyshe, që është sipas Kodit Rrugor, shkelje flagrante e rregullave të qarkullimit rrugor.

makinat me logo
(Në foto: Automjetet e kryeministrit dhe kryeparlamentarit që kthehen sipas rregullave të qarkullimit rrugor djathtas pas daljes nga Presidenca drejt sheshit "Nenë Tereza" për t'u rrotulluar dhe për vazhduar më pas në bulevard ndërsa në fund automjeti i kreut të PD, Basha duke shkeluar rregullat e qarkullimit duke u kthyer direkt majtas)
 
makina e bashes
(Në foto: Vijat e pandërprera të rrugës që nuk lejojnë kthimin e automjeteve në bulevardin "Dëshmoët e Kombit")

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë