Videolajm/ Beqaj: Punësuat kirurg
një kardiolog në spitalin e Traumës

Videolajm/ Beqaj: Punësuat kirurg<br />një kardiolog në spitalin e Traumës
TIRANE - Rikthimi i PD në parlament pas një mungese 10 ditore ka rikthyer në seancë edhe replikat mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
 
Ministri  i Shëndetësisë Ilir Beqaj, teksa po shqyrtohej projekligji lidhur me financimin e projektit “Shëndetësia elektronike në Shqipëri - Regjistri mbarëkombëtar i shëndetësisë elektronike”, replikoi me deputetin e PD Bedri Mihaj.
 
Ministri Beqaj, lexoi një urdhër theksoi se PD nuk duhet të flasë për standartë në shëndetësi pasi mjeku i cili ishte kardiolog specialist, ishte emëruar në spitalin e Traumës me detyrë kirurg.
 
Duke iu drjetuar Mihaj, ministri lexoi sërish urdhërin e lëshuar nga vetë Mihaj ku sipas Beqaj ai kishte firmosur vetë urdhërin që e mbante në detyrë drejtor deri në një urdhër të dytë.
 
 “Problemi është ky që zotëria parafolës ka qenë drejtues në një spital për të treguar edhe atë që tha se sa të lexuar, të kënduar apo të vërtetë e ka. Në gusht nxjerr një shkresë për strukturën e spitalit të tij, që ishte drejtues normal. Dhe shikon e se ç’thotë, se ça xhevahiresh ka se si ishte deri në gusht menaxhimi i shëndetësisë. Doktori i shkencave Bedri Mihaj, firmos për vete, të emërohet me detyrë mjek urolog në klinikën e kirurgjisë normal, si drejtor të rrijë deri në një urdhër të dytë. Pra firmos vetë për veten dhe thotë unë do të rri drejtor deri sa të dalë një urdhër tjetër. Ka edhe mrekullira të tjera se thotë doktor M.K. pa dashur të lexoj emrin, me specialitet mjek kardiolog, dhe me detyrë mjek kirurg. Pra e shikoni se ç’kanë bërë këta deri në gusht? Mjekun kardiolog, në të vetmin spital të Traumës në Shqipëri e kishin në punë mjek kirurg. A mund të flasim më për Europë e mbulim universal etj? theksoi Beqaj
 
Nga ana e tij deputeti i PD, Bedri Mihaj i cilësoi si të pavërteta deklaratat e ministrit. Mihaj shtoi se çdo gjë që e kishte arritur në karrierë e kishte bërë falë djersës dhe se urdhërat e lexuar nga Beqaj janë kontrolluar nga KLSH dhe kanë rezultuar në rregull.
 
“Dua të sqaroj Ministrin e Shqndetësisë dhe kolegët këtu, që struktura e Spitalit Ushtarak ka qenë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe aty nuk ishin emërimet, kështu siç bëhen nëpër institucionet e tjera në Shqipëri. Atje kishte një bord drejtues me vendim të Këshillit të Ministrave i cili propozonte Ministrit të Shëndetësisë, dhe urdhërin që lexoi ministri, nuk e ka firmosur Bedri Mihaj por Ministri i Shëndetësisë për Bedri Mihajn. Dhe të jem i sinqertë kam pritur prej qeverisë dhe këtij ministri që të më zëvendësonte në detyrën që kisha dhe nuk po më zëvendësonte 2 muaj rrjesht, duke e marrë në telefon dhe duke i thënë të lutëm cakto pasardhësin. Ai zotëria mund të qeshë por që kam arritur deri këtu në zanat e kam arritur me djersën e ballit dhe nuk kam kërkuar as firmën tuaj dhe as të parardhësve. Çdo gjë e kam arritur me djersë, me punë të ndershme, dhe nuk janë xhevahire ato që thoni ju por i ka kontrolluar KLSH dhe i ka gjetur në rregull.” tha Mihaj

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë