Europa Qendrore, por edhe vendet e po përballen me një mot të pazakontë. Është e pazakontë që të ketë dëborë në muajin gusht, por kjo ka ndodhur në Itali.

Rënia e menjëhershme e temperaturave ka bërë që majat e alpeve në Marmolada të zbardhen nga dëbora. Mëngjesin e sotëm streha Punta Penia (3343 metra) është zbardhur plotësisht, siç shihet edhe nga videot e postuara në rrjetet sociale nga menaxheri Carlo Budel.

Mëngjesin e sotëm në Marmolada termometri shënoi -6 gradë celsius.

Ndërkohë edhe qyteti Reutlingen në Gjermani është përfshirë nga një stuhi e pazakontë breshëri, e cila shkaktoi edhe përmbytje. Sipas mediave gjermane, shtresa e breshrit në qendër të qytetit ishte 30 centimetra e lartë, saqë u desh ndërhyrja e borëpastrueseve për liruar rrugët.

Përmbytje janë regjistruar në Slloveni ku u regjistruan 3 viktima, në Gjergji si pasojë e përmbytjeve pati 11 viktima, ndërsa nga ky mot i keq u përfshi edhe Austria e Beogradi.