Miss Amazzonia është një ndër edicionet e miseve më të famshme në botë, pasi nga aty dalin dhe ikonat e bukurisë globale.
 
Por në këtë edicion është shënuar një moment sa shokues aq dhe argëtues për pjesëmarrësit, kur ndërsa fituesja Carolina Toledo kurorëzohej si Miss Brazili, ka nisur një luftë me fituesen e çmimit të dytë.
 
Shoqëruesja e parë e misit Sheislane Hayalla, nuk e ka pritur mirë vendimin e jurisë dhe vendos të hakmerret duke ja hequr me forcë kurorën nga koka. Ajo e hodhi kurorën në tokë dhe ofendoi rëndë fituesen e çmimit të parë, duke krijuar një situatë tepër të sikletshme gjatë këtij spektakli.