BULLGARI - Një 25-vjeçar i panjohur ka tentuar të vrasë live liderin e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), një parti liberale që përfaqëson interesat e pakicës turke në Bullgari, Agmet Dogan teksa ishte duke folur në një konferencë në Sofje.

Sulmuesi u ngrit nga publiku dhe u drejtua Doganit duke i vënë armën në kokë, në momentin kur lideri i Lëvizjes për të drejta dhe liri kritikonte politike e BE-së dhe qeverisë bullgare.

25-vjeçari nuk arriti të qëllonte me armë, pasi Dogani arriti t’ia largoj pistoletën nga dora. Me njëherë truprojat liderit të DPS-së hipën në podium, duke e rrahur dhe rrëzuar sulmuesin në dysheme.

Është konfirmuar se sulmuesi kishte ftesë për këtë konferencë, por ende nuk është e qartë nëse ishte delegat apo jo dhe si arriti ta fuste pistoletën në sallë.