Sulmuesi i Sant Etiennit Jonathan Bamba ka turpëruar dy lojtarët e kombëtares kuq e zi Canën dhe Lenjanin të cilët i ka tribluar dhe më pas ka shënuar gol.

Në përballjen e fundjavës Nante u mposht në shtëpi nga Sant Etieni. Kapiteni i Kombëtares Lorik Cana së bashku me Ermir Lenjanin ishin dy protagonistët negativë të humbjes pasi u tribluan lehtësisht nga 19-vjecari Bamba.

Pas 6 javësh në kampionatin francez Nante ndodhet pranë zonës së fotohtë duke u renditur në vendin e e 16-të me vetëm 7 pikë të grumbulluara.