ITALI - Kapiteni Lorik Cana, një nga protagonistët absolut në dhunën dhe trazirat në Beograd, ka marrë dëmtime jo vetëm në fytyrë por edhe në këmbë. Video më e fundit që po qarkullon në internet, tregon kapitenin e kombëtares shqiptare duke biseduar me disa tifozë shqiptarë në ambientet e jashtme stërvitore të ekipit të Lacios, me të cilin ai luan.
Siç duket edhe nga pamjet, Cana ka të fashuar këmbën e tij të djathtë. Kapiteni kuqezi, sapo ka mbërritur në Tiranë në orët e para të mëngjesit të është nisur drejt Italisë, për të qenë nën urdhrat e ekipit të Lazios, por me shumë mundësi, për shkak të dëmtimeve të marra, nga dhuna e jo nga sporti në Beograd, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të ekipit roman.
/Shqiptarja.com