Në ndeshjen e Superligës Kosovare mes Istogut dhe Llapit ndodhi diçka e pazakontë. Lojtari Getoar Dragusha pësoi një dëmtim në këmbën e tij, ndërsa në vend që t’i vendosej akull ose spraj për ftohje, e vetmja mënyrë për të ndihmuar lojtarin ishte një zorrë uji.
 
Nuk është hera e parë që kampionati kosovar dhuron të tilla çudira ku me e fundit ishte shoqërimi i një lojtari për në spital me Benz në vend të ambulancës.