Videolajm/ De Biasi lutet në
Kishë para ndeshjes me Armeninë

Videolajm/ De Biasi lutet në<br />Kishë para ndeshjes me Armeninë
Tekniku Italian tashmë më nënshtetësi shqiptare i Kombëtares shqiptare Giani de Biasi pak orë para sfidëns së radhë me Armeninë ka zgjedhur të lutët në Kishë. A1 Report sjell pamje të momenteve kur timoninieri i kuqezinjve ndodhet në meshë në një nga kishat e qytetit të Elbasanit.

Pasi ka mbaruar mesha, trajneri është nisur drejt lojtarëve të ekipit kombëtar për t’iu dhënë porositë e fundit para sfidës më Armeninë.

Sakaq vetëm 2 ditë më parë 13 futbollistë të kombëtares Kuq e zi u falën në xhami në qytetin e Durrësit, ku ndodheshin për seancën stërvitore.

Në këto foto duken edhe lojtarët kuq e zi të cilët falën në xhami dhe më pas nuk kursehen të ruajnë një kujtim më myftiun e këtij objekti kulti.

Këto veprime të lojtarëve dhe drejtuesve të kombëtares janë tregues së harmonia fetare vijon të mbetet një vlerë e shtuar e kombit tonë, të cilën e përqafojnë lehtësisht dhe ata që duan në ndihen shqiptarë në çdo drejtim.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'