Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur dy ditë në Kuvend për të dhënë dëshminë në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë.
Por, për shkak të kërkesave të opozitës dhe debateve me Partinë Socialiste, ish-ministri ende nuk ka dhënë dëshminë. Në një video të siguruar nga Report Tv, dallohet teksa Beqaj pret në korridorin e Kuvendit me duar në xhepa pas mesnate.
Madje, ish-ministri ka porositur edhe një kafe për t’i ‘rezistuar’ orëve të gjata në Kuvend. Sot Beqaj ka mbërritur në Kuvend prej orës 10:30.
VIDEOLAJM/ PD mban 2 ditë peng dëshminë e Beqajt, çanta e tij 'fle' prej 36 orësh në Kuvend
Report Tv dhe Shqiptarja. com kanë siguruar një video nga çanta e ish-ministrit Ilir Beqaj, e cila pret prej 36 orësh për tu hapur.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kërkoi që të flasë para Komisionit dhe të lexojë deklaratën paraprake të mbrojtjes së tij, siç e cilësoi një prezantim në powerpoint.
Kjo eshte fytyra e shtetit dhe e atyre qe drejtojnë Shqiperine...
PërgjigjuO VISO COJI DHE DY PAKETA BEQES.....
Përgjigju