LAZARAT - Pas superaksionit disa ditor të forcave speciale në Lazarat ku nuk kanë të mbaruar zbulimi i sasisë së drogës dhe armëve, fshati i është rikthyer normalitetit, ndërsa edhe policia ka filluar të punojë për zgjidhjen e problematikave të ditës. Në këtë kuadër ditën e sotme, forcat e policisë së shtetit në bashkëpunim me strukturat zjarrfikëse kanë mundur të shpëtojnë jetën e 2 persona, të cilët kishin rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 10:15, ku 2 personat kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike pasi po kryenin punime tek një shtyllë e energjisë elektrike lidhur me një televizion kabllor në qendër të Komunës së Lazaratit.
Sapo janë njoftuar, forcat e Komisariatit Special RENEA, në bashkëpunim me Delta Forcë dhe strukturat zjarrfikëse, shkuan në vendin e ngjarjes dhe falë ndërhyrjes së tyre mundësuan shpëtimin e jetës së shtetasve Axhem P. dhe Harun M. si dhe dërgimin në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për marrjen e ndihmës së parë mjekësore.
Ndërkaq mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

(Në foto: Forcat e policisë gjatë ndërhyrjes për shpëtimin e 2 personave nga korenti)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO