Adrenalina e shpejtësisë sjell shpesh herë aksidente të rënda, edhe me pasoja për jetën. Ndodh që shoferët të harrojnë që reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje në rrugë si dhe e vështirësojnë kontrollin e manovrimin e automjetit.

Së fundmi, në rrjet qarkullon një video që tregon më së miri pasojat e shpejtësisë së lartë. Një automjet ecën me shpejtësi dhe rrëshqet, por shkak i aksidentit është bërë edhe pellgu me ujë në autostradën Durrës-Kavajë. Nuk dihet nëse ishte duke parakaluar apo duke i hapur rrugën automjetit që po vinte pas tij.