VIDEOLAJM/ Emisioni “Paçe
me gazeta” komenton KOP 2

VIDEOLAJM/ Emisioni “Paçe <br />me gazeta” komenton KOP 2
TIRANE- Shtypi i ditës erdhi ndryshe sot në ekranin e Tv A1 REPORT. Një staf spektakolar i drejtuar nga regjisori dhe aktori i njohur Hervin Çuli u serviri sot shikuesve një version ndryshe të të lexuarit të gazetave.

Në emisionin e mëngjesit i cili u transmetua Live nga një prej lokalet tradicionale të Tiranës, aktori Xhevair Zeneli dhe personazhe të tjera si Beni i Yrshekut ironizuan nismën KOP 2 që sipas gazetës MAPO-s, është ndërmarrë në Partinë Demokratike.

Gazeta shkruante sot se Oerd Bylykbashi, Grida Duma, Alfred Rrushaj, Enno Bozdo, Jorida Tabaku, Benet Beci dhe Arben Qirjako pritet të jenë protagonistët e fushatës blu me të cilën Berisha kërkon të marrë qeverinë për herë të tretë.

“Paçe me gazeta” ka krijuar një situatë humori dhe ka ngritur një pikëpyetje të madhe sot në tryezën e humoristëve të mëngjesit.

Ata kanë kërkuar njeri tjetrit të regjistrohen, sepse, nuk mund të thuash se janë më pak të njohur dhe me më pak kontribut në shoqërinë shqiptare sesa Lulzim Basha, Majlinda Bregu, Florian Mima, Aldo Bumçi etj, pjesë e KOP1 me të cilët PD arriti të merrte pushtetin në zgjedhjet e 2005.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)