Ende ka tym në bordin e tragetit “Norman Atlantic” dhe është pothuajse e pamundur për zjarrfikësit të hyjnë në portën 3, ku ishte parashikuar të kryheshin inspektimet gjatë ditës së sotme.
 
Në bordin e tragetit ndodhen zjarrfikësit dhe investiguesit anti-zjarr të komandës së provincës së Brindisit për të zhvilluar hetimet në zonat ku dyshohet se mund të ketë informacion të vlefshëm për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që përfshiu tragetin italian me qindra persona në bord.
 
Kushtet e papërshtatshme të motit, me erë të fortë, kanë bërë të nevojshme ndërhyrjen për forcimin e ankorimit me spiranca. Inspektimi i tragetit do të realizohet nga investigues e teknikë, mes tyre dhe një inxhinier i Regjistrit Italian të Marinës, i cili duhet të vlerësojë rimorkimin e mundshëm të anijes drejt portit të Barit.
 
Mesa duket ende nuk është bërë e mundur kalimi në urën 3 të tragetit që shihet si një pikë e rëndësishme në zhvillimin e hetimeve. Edhe prania e zëvendës-prokurorit Ettore Cardinali, në Bari, është e rëndësishme për kontributin e zyrës ligjore në zhvillimin e autopsisë. Për shkak të forcimit të shpejtësisë së erës, disa ndërmarrje private po bashkëpunojnë sëbashku me një vinç për të përforcuar kavot dhe spirancat e ankorimit të tragetit.


 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)