ULQIN - Erozioni po kthehet në një fenomen shqetësues në shumë vende të botës. Kështu po ndodh edhe në zonën turistike të Ulqinit, në Malin e Zi përgjatë vijës bregdetare.

Në video dallohen qartë dëmet e mëdha, që erozioni po shkakton në zonat e banuara duke rrezikuar çdo ditë e më shumë jo vetëm shtëpitë, por edhe jetën e banorëve, që jetojnë në to.

Disa shtëpi të cilat frekuentohen edhe nga pushues gjatë verës janë shembur duke dëmtuar kështu turizmin dhe ekonominë.