VIDEOLAJM/ Fansja i hodhi ujë teksa performonte në skenë, Cardi B e godet me mikrofon

Tendenca e pjesëmarrësve nëpër koncerte për t’ju hedhur sende të ndryshme këngëtarëve teksa performojnë në skenë është kthyer së fundmi në fenomen. Fillimisht ndodhi me Bebe Rexhën dhe më pas me Ava Max, Pink, Drake, Kelsea Balerinin dhe Harry Styles.

Së fundmi një incident i tillë i ka ndodhur edhe këngëtares së njohur në mbarë botën, Cardi B gjatë koncertit të saj në Drai’s Beach Club në Las Vegas.

Në një video, e cila është bërë virale nëpër rrjetet sociale, tregohet momenti kur nga turma e fansave në koncert një prej tyre ka hedhur një gotë me pije drejt këngëtares gjatë performancës.

Cardi B i është kundërpërgjigjur menjëherë duke i hedhur mikrofonin që kishte në dorë.Video ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, por ky është reagimi i parë një këngëtari të famshëm që reagon ndaj ngacmimeve të fansave gjatë koncerteve.

Reagimi i këngëtares është konsideruar epik nga fansat e saj të flaktë, të cilët e kanë mbështetur në lidhje me incidentin.

Kujtojmë se pak kohë më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, u u qëllua nga një telefon gjatë performancës duke marrë lëndim në syrin e majtë.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente