VIDEOLAJM/ Flamingot rozë pushtojnë për herë të parë bregdetin e Pishporos në Fier

Për herë të parë shfaqen flamingot rozë në bregdetin e Pishporos në Fier. Flamingot rozë kanë ardhur në tokën shqiptare që me ardhjen e pranverës duke i dhuruar hijeshi vendit me elegancën e tyre.

Ato janë parë në luginën e Nartës, të Karavastasë dhe së fundmi në bregdetin e Pishporos. Flamingot shikohen duke qëndruar e kundruar bregdetin e Fierit duke tërhequr edhe vëmendjen e njerëzve.

Numri i flamingove rozë në Shqipëri u rrit gjatë periudhës së karantinimit dhe qëndrimit në shtëpi, nga mungesa e personave që zhvillojnë gjuetinë e paligjshme.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)