Divjaka ashtu si çdo vend tjetër është në karantinë për shkak të situatës nga koronavirusi, por disa vizitorë e kanë thyer karantinën. Ata janë flamingot të cilët janë të shpërndarë në lagunën e karavastasë grupe-grupe. Drejtori i Parkut të Divjakës thotë se rreth 2000 flamingo janë në lagunën e Karavastasë të shpërndarë.
"Çdo gjë e keqe mesa duket e ka një të mirë", izolimi i njerëzve nga COVID-19, duket se ka gjallëruar natyrën. Krahas detit, gjelbërimit dhe bukurisë së karavastasë, Divjakës i janë shtuar edhe vizitorë të rinj. Pas shumë viteve është parë në bregdetin e Divjakës edhe Lejleku i zi, një shpend shtegtar, i cili ka vendosur të shijojë bukuritë dhe kushtet që ofron Divjaka në këtë kohë.
Fauna ka shpërthyer si asnjëherë më parë. Ardian Koçi tregon që nga 1981 edhe pelikani kaçurrel nuk ka qenë kaq shumë në numër. Gjatë kësaj periudhe janë rreth 85 çifte pelikanësh të cilët do shtojnë këtë lloj me të vegjlit e tyre. Edhe kolonia e çafkave ka filluar riprodhimin një muaj më parë nga koha e zakonshme.
Pamjet që të ofron Divjaka sot, janë një kompleks ngjyrash, ku t'i humb mes bukurisë së detit, pemëve, lagunës dhe gjallesave që janë vizitorët e vetëm në këtë zonë. Por deri në kalimin e COVID-19 do na duhet të shijojmë vetëm pamjet që kemi siguruar nga Divjaka. Deri sa të mundemi që të shohim nga afër këtë perlë të natyrës.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Flamingo 'shëtit' në mes të plazhit në Ankona, habiten pushuesit
22 Gusht, 07:23
-
‘Vallëzim’ mes flamingove, fotot mahnitëse nga Laguna e Nartës
20 Gusht, 07:37
-
Spektakli i rrallë, flamingot “pushtojnë” lagunën e Nartës! Report Tv sjell pamjet me dron
7 Gusht, 09:58
-
Durrës/ Pamje mahnitëse nga hijeshia e flamingove në Rrushkull
26 Qershor, 09:41
-
T’i dëgjosh e t’i shikosh! Turizmi i ri që po zhvillohet në Divjakë impresionon turistët e huaj
24 Maj, 17:17
-
Flamingot dhe pelikanët ‘pushtojnë’ Kune-Vainin në dimër! Ekspertët: Favorizohen nga klima e butë dhe ushqimi në lagunë
5 Shkurt, 16:32
-
FOTO/ Flamingot ‘pushtojnë’ lagunën Kune-Vain në Shëngjin
25 Janar, 14:13
-
Temperaturat e ngrohta 'sjellin' në Pogradec flamingot
17 Mars 2023, 18:38
-
Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje
18 Janar 2023, 21:35
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08
-
1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit
23 Dhjetor 2022, 20:40
-
Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit
19 Dhjetor 2022, 19:56
Ishalla vazhdon korona nja 100 vjet qe të riperterihet Zonja e Madhe
PërgjigjuJa sa t lirohen nga karantina I grin shqiptaret prap, I zhdukin , s do lejn as harabela n kom
PërgjigjuNje BRAVO te madhe, kjo tregon qe kur ka vullnet mund te behen gjera qe kur i shikon ndihesh mire.
PërgjigjuDuhet menduar dhe per natyren..
PërgjigjuBukur shume, te pakten flora dhe fauna po ia sheh hajrin kesaj pandemie.
Përgjigju