Videolajm/ Grabiti kazinonë me
thikë: Futi lekët ose të q… motrën

Videolajm/ Grabiti kazinonë me<br />thikë: Futi lekët ose të q… motrën
TIRANE- Një kazino në Tiranë është grabitur nga Marsildo Ndoja nën kërcënimin e armëve të ftohta ku punonjësi i kazinosë është kërcënuar dhe ofenduar nga autori i krimit.

Siç tregohet edhe në këtë video, autori i ka thënë punonjësit të kazinosë, që ti fuste lekët menjëherë në një qese, ose do i q… motrën.

Ndoja ka qenë i veshur me një xhup dhe me kapuç në momentin kur ka hyrë në kazinonë që është fare pranë qendrës së Tiranës.

Grabitja sipas policisë është bërë nga Ndoja me qëllim që të luante në një tjetër kazino, në të cilën ai ka lënë gjithë sasinë e lekëve, konkretisht 1.5 milion lekë që kishte marrë nën kërcënimin e thikës.
 
 Ngjarja ndodhi në datën 4 Mars ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 20 vjeçarit u gjetën rrobat e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes,thika e përdorur ditën e ngjarjes,- një laptop HP,  4 celularë  I-PHONE 6 , I-PHONE 4, ALCATEL, NOKIA E72,- një vlerë monetare prej 13000 lekë të reja,-  disa bizhu  për meshkuj.

Policia ka bërë të mundur sigurimin e pamjeve ku shihet qartësisht sesi 20 vjeçari kercënon me thikë punëtorin e kazinosë derisa i merr lekët

Njoftimi i policisë
Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 04.03.2016 ku një shtetas nën kërcënimin e thikës vodhi 1.5 miljonë lekë në kazino "Admiral" në Tiranë 
Identifikohet dhe ndalohet autori i dyshuar i vjedhjes. 
Nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.3, pas një pune hetimore intensive , është arritur të identifikohet  dhe të ndalohet autori i dyshuar i vjedhjes së kazinosë “Admiral” e ndodhur me datë 04.03.2016. 
Konkretisht shtetasi :
●Marsildo Ndoja, 20 vjeç,  banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u bë e mundur sekuestrimi në cilësinë e provës materiale :
- rrobat e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes,
-thika e përdorur ditën e ngjarjes,
- një laptop HP,
-  4 celularë  I-PHONE 6 , I-PHONE 4, ALCATEL, NOKIA E72,
- një vlerë monetare prej 13000 lekë të reja,
-  disa bizhu  për meshkuj.

rrobat

rrobat

rrobat

Materialet procedurale i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 139 dhe 279 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar