TIRANE - Ndërsa Guvernatori Fullani ndodhej në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Tiranës, bashkëshortja dhe vazja e tij prisnin me ankth vendimin e gjyqtares Muca ndaj të afërmit të tyre.
 
Kamera e  A1 REPORT,  ka fiksuar momentin ku vajza Fiona Fullani dhe bashkëshortja Arjana, takohen në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës me avokatin e Guvernatorit, kreun e Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia.
 
Ky moment është filmuar në përfundim të seancës me dyer të mbyllura ndaj guvernatorit në ikje Ardian Fullani, ndërsa vendimi i “arrestit me burg” ende nuk ishte dhënë zyrtarisht. Gjykata në përfundim të seancave të zhvilluar më vete, ndaj Fullanit dhe Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, bëri publik konfirmimin e masës së dhënë më herët në mungesë ndaj tyre, atë të arrestit me burg.

fiona dhe arjana fullani ne lokal
(Ne foto: Ne rreth te kuq bashkeshortja e Fullanit dhe e ulur ne tavoline me syve ne koke, vajza e tij Fiona Fullani)


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)