VIDEOLAJM/ Gruaja hidhet nga
kati i 11, kinezi e pret  me duar dhe... 

VIDEOLAJM/ Gruaja hidhet nga<br />kati i 11, kinezi e pret  me duar dhe... 
Një i ri ka tentuar të shpëtojë jetën e një gruaje duke e pritur atë me duar në kohën kur ajo ra nga kati i 11-të.
 
Kamerat e sigurisë tregojnë të riun që vrapon drejt ndërtesës ku ndodhej gruaja dhe në momentin që ajo mbërriti afër tokës ai hapi krahët për ta pritur.
 
Pavarësisht përpjekjes së tij, gruaja nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa vetë i riu ka mbetur i plagosur .
 
Ngjarja ndodhi në Kinë dhe djali i quajtur Feng Ning tha se sapo kishte dalë nga një restorant kur dëgjoi një thirrje për ndihmë nga një ndërtesë.

“Ishte një grua që qendronte e varur në një dritare të katit të 11. Vrapova për të hyrë në ndërtesë dhe ta shpëtoja por në atë cast ajo u hodh dhe vrapova për ta pritur në tokë, tregoi ai nga spitali ku po mjekohet.

Pavarësisht plagëve të marra, ai thotë se nuk pendohet për veprimin e tij, por i vjen keq që nuk mundi të shpëtojë gruan.


  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)