Siç duket ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi nuk është mësuar të ecë në këmbë e për më tepër në akull.

Kjo gjë vihet re më së miri në video ku dje në Poklek, Thaçi për pak sa nuk u rrëzua kur zbriti nga vetura e tij, transmeton Zëri. 

Ai ishte në Poklek bashke me ish sekretarin e NATO-s Lordin George Robertson, ku bënë homazhe në kompleksin e varrezave të të rënëve.