BENGAZI - Krimet makabër e Shtetit Islamik të ISIS vijojnë ndërkohë që po me të njëjtin intensitet vijon edhe përhapja e ideologjisë dhe propagandës së tyre terroriste.
 
Në videon e fundit të publikuar prej radikalëve ekstremistë, shihet një eskortë me automjete të shumta tip “Toyota Land Cruisers” ku të gjitha mbajnë të ngritur flamurin famëkeq të zi të ISIS.
 
Sipas mediave ndërkombëtare, parada propagandistike e ISIS është mbajtur në qytetin e Bengazit në Libi.
 
Pak ditë më parë, po në Libi terroristët e ISIS theren 21 pengje egjiptianë të krishterë. Kjo solli edhe reagimin e ashpër të Egjiptit i cili tashmë prej dy ditësh ka nisur sulmet ajrore ndaj bazave të Shtetit Islamik në Libi.